Kuaj fuqi që ju ngjethin mishin. Golf GTI "Performance".
Rebeli rikthehet në rrugë dhe sjell plot vëmendje - si dhe shumë kënaqësi ngarjeje e emocione për drejtuesin.
*Pajisjet & Dizajni *
Çdo Volkswagen karakterizohet nga një pajisje e cilësisë së lartë dhe një gjuhë dizajni e qartë. Opsione të shumta konfigurimi ju ofrojnë mundësi shtesë për ta bërë personal Golf GTI "Performance". Do të mahniteni me zgjedhjet e shumta që keni.
Eksterieri Përjetoni pamjen e një legjende.
Edhe në gjeneratën e fundit, Golf GTI identifikohet në çast si i tillë. Dhe do të shihni që modestia nuk është karakteristikë e tij. Përkundrazi, në këtë rast, tregon haptas se për çfarë është prodhuar.
Interieri Zbuloni ambientin fisnik të sportit të garave.
Sportiv, legjendar dhe i përkushtuar ndaj traditës: Pjesa e brendshme e Golf GTI "Performance" impresionon nga kabina e shoferit e sediljet sportive me katrorë deri tek kllapat e pedaleve prej inoksi me karakteristika të një cilësie të lartë dhe të mrekullueshme tipike për GTI.
Dritat Kjo do t’ju duket e logjikshme që në shikim të parë.
Dizajni i ndriçimit tek Golf GTI "Performance" është mbresëlënës. Fenerët LED me dekor të kuq përgjatë linjës së mrekullueshme të dritave të ditës dhe dritat e pasme LED me drita dinamike pulsuese kontribuojnë për shikueshmëri të mirë dhe një pamje sportive.
Rrotat Ju garantojnë shikime xhelozie.
Asgjë nuk e karakterizon dizajnin anësor të një automjeti sportiv më shumë se rrotat. Disqet dinamikë prej aliazhi, që vijnë si pajisje standarde dhe opsionale, theksojnë në mënyrë mbresëlënëse natyrën sportive të Golf GTI "Performance" dhe ofrojnë një pamje të qartë tek kllapat e kuqe të frenave.
Info-argëtimi
Duhet të bëni telefonata gjatë ngarjes së makinës, keni nevojë për informacion të përditësuar për trafikun, dëshironi të arrini në destinacionin tuaj nëpërmjet navigimit apo thjesht dëshironi të dëgjoni muzikë - Golf-i ju ofron mundësi të ndryshme për ta përdorur teknologjinë moderne në mënyrë të përshtatshme dhe të pa komplikuar.
Karakteristikat e info-argëtimit
Radioja
Nëse dëshironi, mund të dëgjoni vetëm radio.
Ju pëlqen të dëgjoni muzikë teksa udhëtoni, por dëshironi të jeni të mirinformuar e nuk doni të sakrifikoni komfortin e klasit të parë? Atëherë do të mahniteni nga dy radiot e disponueshme.
Navigimi
Kështu do të argëtoheni mirë deri në destinacionin tuaj.
Dy sisteme opsionale të navigimit ofrojnë një mori funksionesh inovative dhe praktikisht nuk lënë gjë për të dëshiruar. Në këtë mënyrë do të shijoni argëtimin e klasit të parë dhe do të qëndroni mirë në rrugë.
Car-Net "Guide & Inform"
Qëndroni të informuar me lajmet më të fundit për trafikun.
Me Car-Net "Guide & Inform" mund të gjeni destinacionet emocionuese në zonën tuaj, parkingje apo pika karburanti pranë.
Car-Net "App Connect"
Konektivitet i plotë.
App-Connect - këto janë tri teknologji inovative të cilat sjellin aplikacionet e smartfonit në ekranin me prekje të sistemit të info-argëtimit: MirrorLink™, Android Audio™ për Google dhe Apple CarPlay™.
Telefonia
Ju lehtëson komunikimin.
Flisni në telefon. Por, ju lutemi, mbajini të dyja duart në timon. Golfi i ri ju ofron dy ndërfaqe telefonike të rehatshme, pas kërkesës suaj.
Sistemet e asistencës.
Sistemet inteligjente të asistencës së drejtuesit tek e-Golf-i juaj kontribuojnë për drejtim më të rehatshëm të automjetit dhe mund t'ju ndihmojnë të mirë menaxhoni situatat kritike apo t’i shmangni ato plotësisht. Madje, ndonëse do ta vini re rrallë këtë teknikë, është ndjesi e mirë ta dini se ekziston.
Sistemet e asistencës
Front Assist dhe ACC
Qëndroni të sigurt në rrugë të ngarkuara.
Me rregullatorin opsional automatik të distancës ACC do të jeni më të qetë në rrugë. Sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist", që përmban funksionin e frenimit emergjent City dhe pikasjen e këmbësorëve, është standard për serinë Comfortline.
Asistenti në trafik dhe Emergency Assist
Merr kontrollin e mjetit, kur është më e mira.
Asistenti opsional i trafikut ju ndihmon në trafikun nervozues ec-e-ndalo dhe mund t'ju ndihmojë në këtë mënyrë për të shmangur aksidentet tipike të trafikut. Sistemi opsional “Emergency Assist” mund të pikasë nëse drejtuesi nuk është i aftë për të drejtuar automjetin dhe merr përsipër kontrollin e pjesshëm të tij.
"Dynamic Light Assist"
Pavarësisht trafikut në ardhje, korsia juaj mbetet e mirë ndriçuar.
A nuk do të ishte më e rehatshme të udhëtonit me drita të gjata në rrugët rurale natën? Pajisja opsionale "Dynamic Light Assist" jua mundëson këtë dhe ju ndihmon të siguroheni që përdoruesit e tjerë të rrugës nuk verbohen.
Sensori Blind Spot
Kështu Golf R-ja juaj ju ndihmon gjatë ndryshimit të korsisë dhe gjatë daljes nga parkimi.
Sensori opsional "Blint Spot" me asistentin e parkimit ju paralajmëron gjatë udhëtimit, brenda kufijve të sistemit, përpara se automjeti të jetë në këndin e verbër. Gjatë daljes mbrapsht nga parkimi, sensori monitoron zonat anash dhe prapa makinës tuaj.
Teknologjia.
Me fuqinë dhe sportivitetin e tij, Golf GTI "Performance" simbolizon kënaqësinë e pastër të ngarjes. Amortizimi sportiv i fortë siguron më shumë komfort, tërheqje optimale dhe kontroll më të mirë drejtimi.
Për t’i bërë kthesat edhe më zbavitëse.
Në GTI Performance, bllokimi standard elektronik i diferencialit dhe sistemi standard i drejtimit progresiv sigurojnë kënaqësi të shtuar ngarjeje në rrugët me kthesa. Për një ngarje më dinamike, tërheqje më të mirë, kontroll më direkt të drejtimit.
Për të përjetuar një kënaqësi të pastër drejtimi, karroceria e Golf GTI "Performance" u ul me 15 milimetra dhe u instaluar një suspension sportiv me akordim të fortë të sustave, amortizatorëve dhe stabilizatorëve.
Komforti.
Gjeni rehatin tuaj në Golf GTI "Performance". Pajisjet bazë të zgjeruara, funksionimi i thjeshtë dhe pajisjet ekstra të rehatshme kontribuojnë që ta shijoni çdo ditë me relaks të plotë.
Golf GTI "Performancë" ka sedilje sportive me faktor kult të integruar.
Nëse u kushtoni rëndësi detajeve të veçanta, do të keni një përvojë "Aha" sapo të hipni në Golf GTI "Performance". Sepse kur mendon për Golf GTI, menjëherë të vjen në mendje pëlhura legjendare me katrorë. Edhe gjenerata aktuale e GTI e vazhdon këtë traditë.
Në këtë mënyrë, jo vetëm ju, por edhe toni i zërit është si duhet.
DYNAUDIO Excite
Muzikë në automjet që tingëllon më mirë se në sistemin Hi-Fi? Sistemi opsional i tingulli DYNAUDIO Excite është akorduar për akustikën e ambientit të automjetit dhe lëshon një tingull që nuk do ta prisnit - edhe nëse jeni mësuar me tinguj të nivelit të lartë.
Pajisjet prej lëkure"Vjena"
Ktheni hapësirën e brendshme në Lounge.
Krijoni zonën tuaj të komfortit: Cilësi e lartë dhe e butë, tapiceria opsionale prej lëkure "Vienna" ofron sedilje të rehatshme për shoferin dhe pasagjerin para duke siguruar një ambient të klasit të lartë.
Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.
Active Info Display
Takometri i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni kroskotin klasik me tuba me një ekran me rezolucion të lartë. Instrumenti inovativ Active Info Display mund t'ju japë informacione që shkojnë përtej shpejtësisë dhe treguesit të karburantit.
Më shumë