Ikona e automobilizmit bëhet ikonë dixhitale
Golfi i ri avancon. Dhe vendos standarde të reja sa i përket
dixhitalizimit në rrugë. Sistemet inteligjente të asistencës e bëjnë më të
rehatshëm dhe më të relaksuar çdo udhëtim. Kombinuar me një ndjesi tipike të
Golfit.
Golfi i ri - një gjeneratë më e rehatshme, më inteligjente, më e
rrjetëzuar.
Krijoni vetë një ide të Golfit të ri.
Variante pajisjesh
Komforti dixhital
Gjithçka përshtatet për ju
Golfi juaj ju njeh dhe aktivizon automatikisht profilin tuaj personal të ecjes,
sipas pajisjeve:* nga rregullimi i sediljes tek ndriçimi dhe klima e rehatshme.
Mund t'i kryeni lehtësisht cilësimet tuaja të preferuara në Innovision Cockpit, të
disponueshëm si pajisje opsionale: Paneli i instrumenteve të Digital Cockpit me
përmasa 25,4 cm (10 inç) shoqërohet me sistemin e navigimit "Discover Pro" me
madhësi 25,4 cm (10 inç). Në Digital Cockpit mund të shfaqni jo vetëm përmbajtjet
klasike si treguesi i xhirove, matësi i shpejtësisë dhe kilometrazhi, por edhe të
dhëna të tjera të dobishme. Për shembull, në të gjithë zonën mund të afishohet
harta e navigimit.
Ekrani gjigant i sistemit të navigimit "Discover Media" ose "Discover Pro" përdoret
për afishimin e funksioneve të shumta me grafika dhe animime tërheqëse, njësoj si
në smartfonin tuaj. Në pamjen kryesore mund të vendosni foton dhe funksionet e
preferuara.
*Pasi të keni konfiguruar ID tuaj Volkswagen dhe të bëni logimin
për herë të parë.
Futuristiknë të ardhmen
Paneli i instrumenteve të Digital Cockpit, që vjen si pajisje standard, ju tregon përmbajtjen e rëndësishme në një ekran me ngjyra me rezolucion të lartë, me madhësi 25,4 cm (10 inç): Zgjidhni individualisht sipas preferencave, p.sh. treguesin e xhirove, matësin e shpejtësisë dhe kilometrazhin, shfaqni paraqitje vizuale të sistemeve të asistencës ose zgjidhni një kombinim të hartës së navigimit me ekranin e medias - të gjitha me grafika dhe animime tërheqëse.
Në pritje të komandës tuaj: Kontrolli zanor.
Me komandimin intuitiv zanor, që vjen si pajisje opsionale, mund të kontrolloni radion, telefonin, sistemin e klimës dhe navigatorin në Golfin tuaj, nëse dëshironi. Duke përdorur komandat zanore, mund të përzgjidhni stacionin e duhur, regjistrimin e adresës ose numrat e telefonit që kërkoni. Dhe me komandimi zanor online nga We Connect Plus, Golfi juaj ju kupton edhe më mirë. Për shembull, zgjidhni muzikën tuaj të preferuar online ose kontrolloni regjistrimin e destinacionit tuaj në navigator në mënyrë intuitive.
Sytë tuaj qëndrojnë tek rruga.
Informacionet më të rëndësishme i keni para syve dhe njëkohësisht mbani shikimin tek rruga: Ky është avantazhi i Head-up-Display në Golfin tuaj. Xhami i përparmë bëhet një ekran projektimi për të shfaqur shpejtësinë, mesazhet nga sistemet e asistencës së shoferit apo udhëzimet e navigimit. Projektimi lexohet lehtësisht edhe kur ka ndriçim mbrapa. Dhe nëse nuk ju nevojitet më afishimi, mund ta fikni në çdo kohë.
Design
Dukshëm dinamik. Golfi spikatës.
Golf - me dizajn dinamik: Një pjesë ballore e gjerë me fenerë të ngushtë LED me pamjen e 4 syve, plus një logo Volkswagen e dizenjuar rishtazi. Gjithçka është harmonike dhe e koordinuar në mënyrë koherente, ashtu siç jeni mësuar me Golfin. Pjesa e pasme tashmë dominohet nga dritat e ngushta midis të cilave vendoset logoja dhe shkrimi "Golf" në vijë të drejtë. Marmitat zhduken fshehurazi nën difuzorin e pasmë me formë të bukur.
LED në dritën e re
Golfi vjen me fenerë kryesorë LED, si pajisje standarde. Të tërhequr vizualisht në mënyrë dinamike nga pjesa ballore deri në pjesën e parafangove. Po ashtu pajisje standarde: dritat e mjegullës të integruara. Ende tipike: pamja spikatëse me 4 sy. Gjithçka është e harmonizuar mbrapa. Fenerët e ngushtë LED dominojnë pamjen e pasme. Të disponueshëm si pajisje opsionale: Fenerët IQ.LIGHT me matricë LED, me rregullator dinamik të dritave të gjata "Dynamic Light Assist", që përshtat automatikisht shpërndarjen e dritës me trafikun rrugor.
Duket bukur për ju me: Gamën e rrotave të Golfit
Kombinimi i gomave dhe disqeve që shkon më shumë për Golfin tuaj është thjesht çështje shijeje. Por jemi të sigurt që do të bëni zgjedhjen e duhur.
Ambienti i brendshëm dixhital
Tejet spikatës: kroskoti i shoferit plotësisht dixhital me një peizazh të madh
afishimi të përbërë nga paneli i instrumenteve të Digital Cockpit me ekran 25,4 cm
(10 inç) dhe ekrani me prekje i radios "Composition Media" me përmasa 20,9 cm (8,25
inç)*. Falë përdorimit intuitiv me prekje, eliminohet nevoja e çelësave, butonave
dhe rrotullave të shumta. Drita e ambientit, me deri në 32 tone të ndryshme
ngjyrash, në mënyrë opsionale, krijon një atmosferë të personalizuar ndriçimi. Me
të gjitha inovacionet numerike, sigurisht, ndjesia tipike e Golfit vazhdon të
mbetet.
*Opsional gjithashtu me ekranin me prekje 25,4 cm (10 inç) për
"Ready 2 Discover" dhe "Discover Media". Me "Discover Pro" vjen Innovision
Cockpit.
Shumë e dukshme: ngjyra të këndshme, drejtim më i qetë.
Jepini më tepër personalitet Golfit tuaj. Për këtë, ndriçoni lehtësisht ambientin e brendshëm me 10 ngjyra. Sipas kërkesës, madje deri në 30 variante ngjyrash. Me klimë ngjyrash të ftohta apo të ngrohta, në metropolin e ndriçuar apo gjatë natës, në rrugët e errëta rurale: Për çdo udhëtim, krijoni një atmosferë të ndryshme dhe të përshtatur për ju dhe pasagjerët tuaj.
IQ.DRIVE
Mund të shohësh se çfarë mund të vijë: Car2X
Automjetet që komunikojnë me njëri-tjetrin në lëvizje mund t'i bëjnë rrugët më të
sigurta, të reduktojnë bllokimet e trafikut dhe të paralajmërojnë për rreziqe
lokale. Sistemi i paralajmërimit të rrezikut, që është pajisje standarde, i ofron
shoferit informacione të dobishme, për shembull, duke e paralajmëruar për punime në
rrugë ose për automjete për qëllime të veçanta. Komunikimi funksionon me
teknologjinë Car2X përmes WLAN (pWLAN).
Rregullatori opsional automatik i distancës ACC me funksionin Car2X i ofron
shoferit një larmi informacionesh të dobishme dhe mund të ndërhyjë në mënyrë aktive
në rast urgjence. Për shembull, për arsye të një bllokimi trafiku. Me shkëmbim të
përhershëm të të dhënave nëpërmjet WLAN (pWLAN).
Ruan korsinë për ju. Dhe të tjerët në distancë.
Me opsionalin "Travel Assist" keni një ndihmës jashtëzakonisht të dobishëm të shoferit. Pasi me shtypjen e butonit, ai ofron komoditet ngarjeje* të një niveli të lartë, duke ju mbështetur në situata monotone dhe të lodhshme drejtimi:
- Sidomos në autostradë dhe rrugët rurale të mirëmbajtura, "Travel Assist" mund të ruajë korsinë dhe shpejtësinë për ju, duke marrë parasysh distancën me automjetet përpara.
- Në kombinim me kutinë duale të shpejtësisë DSG, mund të drejtoni të relaksuar automjetin në bllokime trafiku dhe në trafikun Stop-and-go.
* Brenda kufijve të sistemit dhe shoferi duhet të jetë i gatshëm
të tejkalojë sistemin e asistencës në çdo kohë dhe nuk çlirohet nga përgjegjësia
për të drejtuar automjetin me kujdes.
Ruan distancën. Dhe kufijtë e shpejtësisë.
Sistemi opsional i kontrollit automatik të distancës ACC ju ndihmon të ruani një
shpejtësi maksimale* të paracaktuar prej jush dhe një distancë minimale me
automjetin përpara. Në kombinim me një sistem navigimi opsional, ACC zgjerohet për
të përfshirë rregullatorin e shpejtësisë së parashikuar dhe një asistencë në
kthesa. Kjo do t'ju ndihmojë të shmangni tejkalimin e shpejtësisë duke përshtatur
kufizimet zyrtare të shpejtësisë.** Sistemi përdor gjithashtu të dhënat e rrugës
nga sistemi i navigimit për të përshtatur shpejtësinë e automjetit në kthesa,
kryqëzime dhe rrethrrotullime.**
* deri në 210 km/h
** brenda kufijve të sistemit
Më shumë për Golfin e ri:
Golfi i ri po formon një gjeneratë krejt të re të automjeteve. Me inovacionet dixhitale, dizajnin dinamik dhe komfortin e spikatur të përdorimit.