Dizajni i Golf GTI "Performance" është frymëzuar natyrisht nga motorsporti. Pjesa ballore me fenerët më të ngushtë, struktura tipike si hoje blete e grilës së radiatorit dhe prurëset e ajrit me shkëlqim të zi e karakterizojnë si pasardhës të denjë të Ur-GTD origjinal. Një dekor klasik me ngjyrë të kuqe shtrihet nga grilat e radiatorit me shkronjat GTI deri mbi fenerët koncizë dhe thekson kështu përshtypjen dinamike të përgjithshme. Kjo mbështetet më tej nga parakolpët e fuqishëm specifikë të GTI.
Pamja sportive e pjesës anësore krijohet si nga shiritat anësore të zgjeruar që
shtyjnë optikisht Golf GTI "Performance" tashmë të ulur edhe më poshtë drejt
asfaltit, dhe shkronjat GTI me logon tek dy parafangot e përparme.
Pjesa e pasme josh me difuzorin e saj të trashë në ngjyrë të zezë mat dhe marmitat
e kromuara të pozicionuara në të majtë dhe të djathtë, si dhe me spoilerin e pasmë
me ngjyrën e trupit. Sidomos dritat e kuqe LED të errësuara dhe drita e targës LED
bihen shumë në sy veçanërisht gjatë natës.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.