Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

Polo GTI

Tre shkronja që nuk kanë fjalë.

Tri shkronja që nuk kanë fjalë.

GTI është dalluar gjithmonë për performanca të jashtëzakonshme dhe kënaqësi ngarjeje. Polo GTI e vazhdon këtë traditë dhe tërheq vëmendjen me pamjen e tij dinamike.

Performancë.

I famshmi "GTI-Power" është sinonimi i kënaqësisë së ecjes prej 40 vitesh. Lëreni veten të frymëzohet jo vetëm nga të dhënat e performancës, por edhe nga teknologjia moderne që ju mbështet gjatë ecjes.

Motori Sepse ju e vlerësoni performancën.

Jeni kureshtarë të njihni performancat e motorit të kësaj makine sportive kompakte? Ka shtuar përsëri fuqinë: me krenari 147 kW (200 kf)! Sa i përket konsumit, agregati TSI nuk bën mbrapa.

Bllokimi i diferencialit XDS Festoni çdo kthesë

Ju pëlqen të merrni kthesat? Bllokimi standard elektronik i diferencialit XDS parandalon rrotullimin e rrotave. Tendenca e kthimit të pamjaftueshëm zvogëlohet, asgjë nuk e pengon një kthim sportiv.

Variante pajisjesh

Përjetoni karakteristikat e Polo GTI nga perspektiva të ndryshme.

**Pajisjet & Dizajni *

Pamja dinamike e tregon qartazi menjëherë se çfarë ka nën kofano. Si brenda ashtu edhe jashtë, siglat GTI kanë një traditë e gjatë që takon dizajnin modern dhe teknologjinë e përparuar.

Eksterieri

Eksterieri
Tregoni veten.

Një GTI njihet nga larg falë karakteristikave tipike të GTI-së të kombinuara në një dizajn progresiv. Bëhet fjalë konkretisht për dekorin e kuq, strukturën e hojeve të bletës në grilën e radiatorit, kllapat e kuqe të frenave dhe disqet dinamikë prej aliazhi.

Më shumë info

Interieri

Interieri
Brenda GTI-Feeling.

Dizajni ikonik GTI vazhdon në ambientin e brendshëm, për shembull, me tegelin dekorativ tipik mbi timon dhe tapetat e dyshemesë, si dhe mbulesat e sediljeve "Clark" me motive me katrorë. Vetëm komforti ishte më i rëndësishëm.

Ilustrimi tregon pajisje dekori opsionale me ngjyrë Deep Iron Metallic për instrumentet dhe panelin e dyerve para.

Më shumë info

 

Dritat

Dritat
Sepse dëshironi të shihni mirë - dhe të dukeni mirë.

Një karizëm e fortë në dy mënyra: Fenerët e përparme me ndriçim të kthesave dhe dritat e mjegullës kanë paraqitje të bukur dhe mundësojnë shikueshmëri të mirë. Dritat e ditës shkëlqejnë falë teknologjisë së besueshme LED standarde.

Më shumë info

 

Rrotat

Rrotat
Vënë edhe sytë tuaj në lëvizje

Disqet standarde prej aliazhi 17 inç "Milton Keynes" mahnitin me spikatjen dhe vetëbesimin. Sipas kërkesës, automjeti juaj vjen me disqet 18 inç "Brescia", që sigurojnë mbajtjen e shikimit tek kllapat e kuqe të frenave.

Më shumë  info

 

Komforti

Mund të kombinohet sportiviteti me përditshmërinë? Ky art zotërohet shumë mirë gjithmonë nga GTI. Shijoni komfortin e madh - çdo ditë.

Komforti i sediljeve
Active Info Display
Tavani panoramik
Komforti i sediljeve
Active Info Display
Tavani panoramik

Komforti i sediljes
Sedilja ju ndihmon të uleni rehat.

A doni një sedilje që ringjall traditën e GTI dhe mbështet një stil sportiv ecjeje? Me Polo GTI, merrni sedilje sportive për mbështetë të fortë gjatë ecjes dinamike dhe një mbështetje lumbare të integruar që ju ndihmon të relaksoni shpinën.

Active Info Display
Ky kroskot është për t’u pasur zili nga pilotët e garave.

Pajisja opsionale Active Info Display ju sjell tahometrin, matësin e xhirove, hartën e navigimit dhe çdo informacion tjetër të dëshiruar në ekranin mbrapa timonit.

Tavani panoramik
Diell, erë dhe më tepër: Tavani është i hapur për të gjithë.

Shijoni pamjet e bukura: Falë tavanit opsional panoramik me ngritje/rrëshqitje, keni pamje të papenguar të qiellit dhe rreze dielli e ajër të freskët e të këndshëm brenda Polos tuaj.

Info-argëtimi.

Duhet të bëni telefonata gjatë ngarjes së makinës, keni nevojë për informacion të përditësuar për trafikun, dëshironi të arrini në destinacionin tuaj nëpërmjet navigimit apo thjesht dëshironi të dëgjoni muzikë- Polo GTI ju ofron mundësi të ndryshme për ta përdorur teknologjinë moderne në mënyrë të përshtatshme dhe të pa komplikuar.

Radioja

Nëse dëshironi, mund të dëgjoni vetëm radio.

Ju pëlqen të dëgjoni muzikë teksa udhëtoni, por dëshironi të jeni të mirinformuar e nuk doni të sakrifikoni komfortin e klasit të parë? Atëherë do të mahniteni nga radioja standarde.

Më shumë

Car-Net

Lidhu me gjithçka që të intereson.

Me smartfonin jeni thuajse gjithmonë online. Pse jo me automjetin tuaj? Car-Net e sjell Polo GTI në autostradën e informacionit - dhe ju jep shumë avantazhe. Shumë shpejt nuk do të dëshironi të rrini pa shërbimet e ndryshme të informacionit.

Më shumë

Sistemet e asistencës­.

Sistemet inteligjente të asistencës së drejtuesit tek Polo GTI-ja juaj kontribuojnë për drejtim më të rehatshëm të automjetit dhe mund t'ju ndihmojnë të menaxhoni shumë mirë situatat kritike apo t’i shmangni ato plotësisht. Madje, ndonëse do ta vini re rrallë këtë teknikë, është ndjesi e mirë ta dini se ekziston.

Sistemet ­ e asistencës

Pikasja e këmbësorit

Mbrapa tek përmbledhja

Qëndroni të sigurt kur rrugët janë të mbushura.

Ndonjëherë ndodh diçka e paparashikuar në trafik. Atëherë Polo GTI mund t'ju ndihmojë.

Sensori Blind Spot

Mbrapa tek përmbledhja

Kështu ju ndihmon Polo-ja juaj në ndryshimin e korsisë dhe daljen nga parkimi.

Sensori opsional "Blint Spot" me asistentin e parkimit ju paralajmëron gjatë udhëtimit, brenda kufijve të sistemit, përpara se automjeti të jetë në këndin e verbër. Gjatë daljes mbrapsht nga parkimi, sensori monitoron zonat anash dhe prapa makinës tuaj.

Zbulimi­i lodhjes

Mbrapa tek përmbledhja

Që të mos mposhteni nga lodhja.

Nuk lodhet për t'ju mbajë zgjuar: zbuluesi i lodhjes. Ai vlerëson sjelljen e drejtimit dhe rekomandon një pushim, nëse sjellja juaj në timon devijon nga një ecje e përqendruar.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team