E gjithë bota e shërbimeve dixhitale të Volkswagen çon konektivitetin një nivel të ri tek Golfi i ri: Në mënyrë opsionale, We Connect Plus ofron teknologji inteligjente shtesë. Nga navigimi inteligjent me raportime aktuale, me Media- Streaming dhe webradio, tek përdorimi i celularit si telekomandë për një mori funksionesh të automjetit. Për më tepër komfort, zbavitje dhe informacion në kohë reale.1
Për përdorimin e shërbimeve We Connect, klientit i duhet një llogari përdoruesi e Volkswagen dhe të logohet tek We Connect me emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Gjithashtu, duhet të lidhet online një kontratë e veçantë We Connect ose We Connect Plus me Volkswagen AG. Klienti ka 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit për ta regjistruar atë në www.portal.bolkswagen-we.com për We Connect Plus, dhe të përdorë falas shërbimet për të gjithë kohëzgjatjen e rënë dakord.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.