Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

10.9.2023 Volkswagen prezanton ID. GTI Concept01

Për dekada të tëra, tre shkronjat GTI kanë përfaqësuar kombinimin e përkryer të kënaqësisë në drejtim dhe përdorimit të përditshëm. Me makinën koncept ID. GTI, Volkswagen dëshmon për herë të parë se si simboli GTI është duke u transferuar në epokën e mobilizimit elektrik. Versioni i prodhimit të makinës, bazuar në platformën modulare të drejtimin elektrik (MEB), është planifikuar të dalë në rrugë brenda vitit 2027. 100 për qind elektrike, 100 për qind emocion.
Edhe më shpejtë në mobilizimin elektrik. Me makinën koncept ID. GTI. "Kombinimi i përkryer i kënaqësisë në drejtim dhe përdorimit të përditshëm - është çfarë tre shkronjat GTI kanë simbolizuar për dekada me rradhë," thotë Schäfer, CEO i Volkswagem. Me ID. GTI Concept, ne po zhvendosim ADN e GTI në epokën elektrike. Ai mbetet sportiv, ikonik, teknologjikisht i përparuar dhe i arritshëm, por tani me një interpretim të ri për botën e së nesërmes: elektrik, dhe shumë emocional. Me ID GTI, kënaqësia në drejtim dhe qëndrueshmëria janë një kombinim i përkryer. Kjo do të thotë se GTI ka një të ardhme - për markën tonë dhe për fansat. Një makinë sportive Volkswagen për epokën elektrike që është e përdorshme për përditshmërinë: 100 për qind elektrike - 100 për qind emocion."

Nëpërmjetë Vehicle Dynamics Manager, shoferi do të ketë mundësinë të personalizojë drejtimin, zhurmën e motorit dhe ndërrimin e shpejtë të transmetuesit, duke e bërë këtë një eksperiencë tërësisht të personalizueshme.
Hapësira e brendshme paraqitet vetëm në konceptin dixhital, megjithatë, ekrani digjital 12.9 inç dhe sistemi i klimatizimit me kontrolle të ndriçuara janë të ngjashme me ato që do të gjeni në versionin e prodhimit. Po ashtu, klimatizuesi i ajrit ka një rrotull të dedikuar për të kontrolluar volumin.
Në brendësi, ka dy hapësira të karikimit wireless me magnet, portë USB-C të shumta dhe një ekran dixhital 10.9 inç përpara shoferit. Në modalitetin "Vintage," do të keni mundësinë të shikoni një panel instrumentesh të stilit GTI origjinal.
ID GTI do vazhdojë të jetë sportiv, ikonik, teknologjikisht përparues dhe i arritshëm, por tani ka një interpretim të ri për botën e të ardhmes: është elektrik, i lidhur në mënyrë të plotë dhe shumë emocional.”

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team