Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

21.12.2021 Volkswagen Albania, e ardhmja elektrike në zonën e ish-Bllokut!

Volkswagen Albania, e ardhmja elektrike në zonën e ish-Bllokut!

Tranporti elektrik është një realitet çdo ditë e më i prekshëm në Shqipëri, falë Volkswagen Albania.

Me lançimin e dy modeleve të saj më të fundit ID 3 dhe ID 4, tregu automotiv shqiptar është bashkuar  në revolucionin botëror të transportit elektrik, të udhëhequr nga marka Volkswagen.

Ky revolucion ndihet në rrugë e kudo, deri në bar-et më të frekuentuara të zonës ekskluzive të shërbimeve dhe argëtimit në Tiranë, siç është zona e ish-Bllokut.

Volkswagen Albania në bashkëpunim me Tribeca Bar ka krijuar 2 zona të dedikuara për entuziastët e të ardhmes elektrike.

Në njërën prej tyre shihet një instalacion artistik me në fokus pjesën e përparme të modelit ID 3, si fytyra e re e këtij revolucioni.

Në zonën tjetër, në një instalacion në përmasa më të mëdha lexohet ajo çfarë mund të konsiderohet fare mirë si slogani i vizionit elektrik të Volkswagen:

"Unë jam e ardhmja jote elektrike".

Ky slogan, i vendosur në një sfond të gjelbër fton të gjithë përdoruesit e automjeteve dhe entuziastët e teknologjisë, t'i bashkohen të ardhmes së shëndetshme dhe miqësore me mjedisin që marka Volkswagen po i propozon botës dhe veçanërisht Shqipërisë, nëpërmjet vizionit të saj drejt 0 emetimeve ndotëse.

 

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team