Në Golf GTD të ri mund të zgjidhni midis sistemeve të mundshme të navigimit.
Sistemi Discover Media është i pajisur me një ekran me ngjyra 20,3 cm (8 inç), me
prekje, tetë altoparlantë, marrës radio FM, lexues CD, dy porta kartash SD, portë
USB dhe një ndërfaqe telefoni celular përmes Bluetooth dhe Software Updates
falas.
Nëse doni më shumë:Sistemi opsional i navigimit Discover Pro ofron kontroll
inovator të gjesteve. Për shembull, me një lëvizje dore ju lejon të kaloni nga
njëri stacion radioje në tjetrin ose të ndryshoni cilësimet e sistemit të
automjetit tuaj, si intensiteti i dritës në ndriçimin e brendshëm. Përveç kësaj, ka
një ekran të madh 23,4 cm (9,2 inç) në të cilin mund të shfaqet qartë një hartë 3D.
Ka tetë altoparlantë, një pajisje radioje FM, një lexues CD-sh që luan muzikë në
formatet MP3, AAC dhe WMA, një portë për kartë SD, portë USB si dhe një ndërfaqe
telefonike nëpërmjet Bluetooth.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.