Asistenti opsional i trafikut përdor funksione të provuar si rregullatorin
automatik të distancës ACC dhe sistemin e paralajmërimit të ndryshimit të korsisë
/"Lane Assist/" për t'ju mundësuar vijimin komod të drejtimit të automjetit në
trafik. Kështu Golf GTD-ja juaj ndjek automjetin përpara dhe kontrollon gazin e
frenat automatikisht, brenda kufijve të sistemit. Automjeti qëndron më i sigurt në
rrugë.
Sistemi opsional "Emergency Assist" aktivizohet automatikisht kur nuk ka aktivitet
të drejtuesit dhe në mungesë të reagimit të tij, pavarësisht paralajmërimit. Më
pas, sistemi tenton të riaktivizojë drejtuesin dhe të paralajmërojë pasagjerët e
përdoruesit e tjerë të rrugës, duke shtypur frenat, me sinjale akustikë apo pulsim
të dritave dhe duke bërë manovra të lehta brenda korsisë. Nëse drejtuesi nuk rimerr
ende kontrollin e automjetit, ai ngadalësohet në mënyrë të kontrolluar. Kjo
procedurë mundësin parandalimin e aksidenteve, brenda kufijve të sistemit.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.