Vetëm 80 cm hapësirë i mjaftojnë sistemit ndihmës "Park Assist" dhe ai e manovron
Golf GTI "Performance" në vendin bosh. Madje, ai mund ta njohë vetë vendin bosh,
duke ecur me një shpejtësi maksimale prej 40 km/h. Ai merr përsipër jo vetëm
parkimin anësor duke ecur mbrapsht, por edhe parkimin duke ecur përpara në
vendparkimet transversale dhe gjatësore, p.sh. në një parking të nëndheshëm, ku
zakonisht hapësira është e kufizuar.
Ju shtypni friksionin, gazin dhe frenat, ndërsa sistemi ndihmës ju udhëzon përgjatë
linjës ideale deri në vendparkim si dhe për daljen përsëri që aty. Ju mund të
merrni drejtimin në çdo kohë me një prekje në timon, duke lëvizur marshin ose duke
çaktivizuar butonin "Park Assist".
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.