Me Golf R jeni në pole position në rrugë. Agregati i fuqishëm me 221 kW (300 kf)
pret të çlirojë forcën e tij nën kofanon me simbolin R. Falë performancës së tij
fillestare, përshpejton nga 0 në 100 km/h në vetëm 4,7 sekonda me kutinë duale të
shpejtësisë DSG.
Zemra e Golf R është motori TSI i teknologjisë Turbocharger. Këtu, kombinimi i
injeksionit direkt me Turbocharging inteligjent si dhe momenti më i lartë i forcës
ofrojnë një përvojë mbresëlënëse ngarjeje në çdo kohë. Në këtë mënyrë, Golf R sjell
me vetëbesim fuqinë e tij në asfalt dhe ofron performanca befasuese.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.