Kur ndodheni në trafik, ndjeheni më i sigurt kur keni distancë të mjaftueshme me automjetin para. Për këtë, sipas kërkesës, do t'ju ndihmojë rregullatori automatik i distancës ACC.
ACC mat distancën dhe shpejtësinë e automjeteve para. Në kolona dhe në bllokim trafiku, sistemi frenon Golf R-në tuaj në bashkëpunim me kutinë opsionale duale të shpejtësisë DSG deri në qëndrim të plotë, më pas riniset automatikisht brenda një kohe të shkurtër. Sistemi mund ta mbajë automjetin tuaj brenda limiteve të shpejtësisë që shkojnë deri në 210 km/h, në distancën që përcaktoni në raport me automjetin para.
Ndonjëherë ndodh diçka e papritur, ndaj kërkohet një frenim emergjent. Në këto raste, sistemi opsional i monitorimit të ambientit "Front Assist" është i dobishëm. Nëse pikaset një situatë kritike për përplasje, brenda kufijve të sistemit, do të paralajmëroheni. Në situatat tejet kritike, sistemi mund t'ju ndihmojë gjatë frenimit ose frenon automatikisht për të zbutur shpejtësinë e përplasjes.
Funksioni i frenimit emergjent "City" mund të ndërhyjë në trafikun urban me shpejtësi të ulët. Dhe pikasja e këmbësorëve mund të zbulohet brenda kufijve të sistemit, për shembull, kur një këmbësor hyn papritur në rrugë. Sistemi i asistencës ju paralajmëron, ju ndihmon të frenoni ose frenon automatikisht, gjithmonë brenda kufijve të sistemit. Kështu, në rastin ideal, mund të evitohet plotësisht një përplasje ose të zbuten pasojat e saj.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.